Lajme
Policia të mërkurën realizon ushtrim fushor ndërinstitucional afër Aeroportit të Prishtinës
Demokracia
15:53 | 04 Qershor 2024

Share:

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se të mërkurën do të mbahet një ushtrim fushor ndërinstitucional afër aeroportit të Prishtinës.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media.

“Me datë 5 Qershor 2024 afër Aeroportit të Prishtinës, (terminali doganor) nga ora 09:00 është paraparë të mbahet një Ushtrim Fushor Ndërinstitucional”.

Në njoftim është sqaruar se qëllimi i ushtrimit fushor është praktikimi i koordinimit midis institucioneve – agjencive duke stimuluar skenarë të ndryshëm për të siguruar një reagim efektiv.

“Policia e Kosovës informon opinionin dhe mediat se ushtrimi fushor përfundon rreth orës 13:30, falënderon qytetarët për mirëkuptimin e treguar gjatë zhvillimit të aktiviteteve të tilla dhe ri konfirmon angazhimin e institucioneve për të mbajtur një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë”, thuhet në komunikatë.

Në muajin maj, Policia e Kosovës së bashku me KFOR-in dhe Misionin e Bashkimit Evropian (EULEX), kishin kryer ushtrimin e përbashkët “Golden Sabre 2024” në kampin e Vrellës.

Nga policia ishte thënë se duke realizuar trajnime dhe ushtrime të përbashkëta në nivele të ndryshme, dëshmohet angazhimi dhe përkushtimi për të qenë profesional në veprimet e përbashkëta, të cilat kanë për qëllim ruajtjen e rendit publik, ofrimin e sigurisë ndaj vendit dhe qytetarëve pa dallim.

Të ngjashme