Lajme
“Policia” tash shkruhet edhe shqip në uniformat e Policisë së Maqedonisë së Veriut
Demokracia
19:40 | 15 Mars 2022

Share:

“Policia”, shqip tani do të shkruhet edhe në uniformat e policisë në Maqedoninë e Veriut.

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka njoftuar se Qeveria miratoi ndryshimin e dekretit për uniformat dhe simbolet e policisë.

Dekreti parasheh përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në uniforma.

“Edhe një detyrë tjetër u përmbush sot! Gjuha shqipe edhe në uniformat e policisë! Në seancën e sotme të Qeverisë miratuam ndryshimin e Dekretit për uniformat dhe simbolet e tyre, i cili parasheh përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare edhe në uniformat e shërbimeve policore në përputhje me ligjin”, ka shkruar Grubi në Facebook.

Të ngjashme