Lajme
Policia sllovake arreston dy zyrtarë shtetëror dhe një person tjetër, paguheshin fshehurazi nga Ambasada ruse
Demokracia
18:38 | 14 Mars 2022

Share:

Drejtori i Qendrës për Politikat e Sigurisë në Pragë “EuropeanValues”, Jakub Janda, ka bërë të ditur se Policia sllovake ka arrestuar tre persona, pasi të njëjtit paguheshin fshehurazi nga një zyrtar i Ambasadës Ruse.

Drejotri i “EuropeanValues” ka thënë se dy prej të arrestuarve punonin në institucione shtetërore, njëri në Ministri të Mbrojtjes dhe tjetri në Shërbimin e Inteligjencës Sllovake.

“Policia sllovake arrestoi tre shtetas sllovakë. Një kolonel nga Ministria e Mbrojtjes, një punonjës të Shërbimit të Inteligjencës Sllovake (SIS) dhe një shtetas sllovak të lidhur me uebsajtin e dezinformimit pro-Kremlinit. Të gjitha janë paguar fshehurazi nga një zyrtar i Ambasadës Ruse”, ka shkruar ai në Twitter.

Të ngjashme