Lajme
Policia shqiptoi 525 gjoba për mosrespektim të ligjit anti-COVID
Demokracia
09:00 | 24 Shkurt 2021

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjobitur 525 qytetarë për mosrespektim të ligjit antiCovid-19, gjatë 24 orëve.

Policia ka gjobitur qytetarët bazuar në ligjin antiCovid-19, i cili është miratuar në gusht të vitit 2020, me qëllim të parandalimit të koronaviruasit, shkruan Demokracia.com

Gjoba për mos mbajtjen e maskës është 35 euro.

Gjatë 24 orëve të fundit sipas IKSHPK-së, janë shëruar 241 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 58 mijë e 600 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6 mijë e 829.

Numri total i rasteve pozitive është 67 mijë e 8 raste nga 291 mijë e 847 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 579 raste të vdekjes./Demokracia.com/

Të ngjashme