Lajme
Policia shqiptoi 455 gjoba për mosrespektim të ligjit anti-COVID
Demokracia
09:04 | 10 Shkurt 2021

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjobitur 455 qytetarë për mosrespektim të ligjit antiCovid-19, gjatë 24 orëve.

Policia ka gjobitur qytetarët bazar në ligjin antiCovid-19, i cili është miratuar në gusht të vitit 2020, me qëllim të parandalimit të koronaviruasit, shkruan Demokracia.com

Gjoba për mos mbajtjen e maskës është 35 euro.

Sipas IKSHPK-së gjatë 24 orëve të fundit, janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2,  janë shëruar 209 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54.440 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.814.

Ndërsa numri total i rasteve pozitive është 62.782 raste nga 254.568 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.528 raste të vdekjes./Demokracia.com

Të ngjashme