Lajme
Policia serbe i gjen drogë shtetasit të Shqipërisë, arrestohet në Merdare
Demokracia
15:01 | 06 Janar 2022

Share:

Policia në Prokuplje e ka arrestuar K.F. (22 vjeç), shtetas i Shqipërisë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “posedim i paautorizuar i drogës”.

Policia serbe, sipas njoftimit të lëshuar nga Stacioni në Prokuplje, dje në kalimin kufitar në Merdare, në kufirin Kosovë-Serbi, në bashkëpunim me zyrtarët doganorë, në një kontroll të rregullt e kanë ndaluar veturën e tipit “Mazda” të cilin e drejtonte i dyshuari dhe në pjesën e tapacirit i ka gjetur dy paketime me marihuanë, shkruan Demokracia.com.

Të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme
Lajme • 20 Prill 2025