Lajme
Policia serbe e liron Trajkoviqin të hyjë Kosovë: “Po shkoj direkt në takim me ambasadorin amerikan në Prishtinë”
Demokracia
15:04 | 15 Dhjetor 2022

Share:

Rada Trajkoviq, kryetare e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, tha për “Danas” se policia serbe e ka ndaluar në vendkalimin kufitar në Merdare dhe pas disa orësh e ka lejuar të hyjë në Kosovë.

Siç thotë ai, tani është rrugës për një takim me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, transmeton Demokracia.com.

Kujtojmë se si arsye pse nuk është lejuar të hyjë në Kosovë, asaj i është thënë se janë në pritje të vendimit të Beogradit dhe se ajo është “nën një lloj ndalimi”.

“Dokumentet i kam dorëzuar rregullisht dhe më kanë përjashtuar nga qarkullimi, kemi pritur rreth 10 minuta dhe më pas shkova të pyes për çfarë bëhej fjalë, duke pasur parasysh që makinat kalonin fare lirshëm pas meje… Ata thanë se presin vendimin e Beogradit, se jam në një lloj ndalimi apo trajtimi të veçantë, por nuk po dalin e më japin dokumente”, tha Trajkoviq më parë. /Demokracia.com/

Të ngjashme