Lajme
Policia sekuestron një pistoletë me municion në Prizren
Demokracia
18:10 | 05 Shkurt 2024

Share:

Pas disa veprimeve operativo hetimore hetuesit e Sektorit të Hetimeve të Stacionit Policor Prizren-veri kanë arritur që të identifikojnë dhe të lokalizojnë një të dyshuar 27- vjeçar nga fshati Shpenadi, Prizren, ku për të njëjtin kishte dyshime të bazuara se në muajin tetor 2023 në një gazmend familjar, ka shtënë më një pistoletë, në këtë mënyrë ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm.

Gjatë kontrollit janë gjetur arma, një karikator si dhe municioni, gjithsej 5 fishekë.

Kështu ka njoftuar policia përmes një postimi në Facebook, përcjell Klankosova.tv.

“I dyshimti në stacionin policor ka pranuar veprën”, ka bërë të ditur policia.

Arma ishte në posedim pa leje adekuate nga organi kompetent, andaj me urdhër të prokurorit përgjegjës arma dhe municioni i gjetur janë sekuestruar.

Në këtë rast nga stacioni policor Prizren-Veri janë filluar hetimet për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Rasti procedohet në procedurë të rregullt ndërsa i dyshuari lirohet.

Të ngjashme