Lajme
Policia sekuestron dy armë në rajonin e Mitrovicës
Demokracia
08:47 | 23 Maj 2022

Share:

Si rezultat i veprimeve të shpejta, njësitet policore në Mitrovicë dhe në Vushtrri, gjatë ditës së djeshme në dy raste të ndryshme kanë sekuestruar dy armë zjarri.

Sipas policisë sekuestrimi i një arme pushkë gjuetie është realizuar në fshatin Vaganicë të Mitrovicës, pasi arma është gjetur në posedim te i dyshuari i cili nuk posedonte leje për armëmbajtje.

“Ndërsa sekuestrimi i armës të llojit pistoletë me dy fishekë është realizuar në fshatin Smrekovnicë të Vushtrrisë, pas informacioneve se i dyshuari kishte shtënë me armë në një aheng familjar. Ndaj dy të dyshuarve janë iniciuar raste për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Njoftimi i plotë:

Policia në rajonin e Mitrovicës së Jugut  sekuestron  dy armë

Mitrovicë, 23 maj 2022

Si rezultat i veprimeve të shpejta, njësitet policore në Mitrovicën e Jugut dhe në Vushtrri, gjatë ditës së djeshme në dy raste të ndryshme  kanë sekuestruar dy  armë zjarri.

Sekuestrimi i  një arme pushkë gjuetie është realizuar në fshatin Vaganicë të Mitrovicës, pasi arma është gjetur në posedim te i dyshuari i cili nuk posedonte leje për armëmbajtje .

Ndërsa  sekuestrimi i armës të llojit pistoletë me dy fishekë është realizuar në fshatin Smrekovnicë të Vushtrrisë, pas informacioneve se i dyshuari kishte shtënë me armë në një aheng familjar.

Ndaj dy të dyshuarve janë iniciuar raste për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës./Demokracia.com/

Të ngjashme