Lajme
Policia ruse bllokon protestat kundër mobilizimit ushtarak, arreston mbi 700 persona
Demokracia
13:00 | 25 Shtator 2022

Share:

Policia ruse shpërndau protestat paqësore që u organizuan në disa qytete për të kundërshtuar shpalljen e mobilizimit të pjesshëm ushtarak nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Më 24 shtator, policia arrestoi më shumë se 700 njerëz në më shumë se 30 qytete në gjithë vendin.

Në Moskë u arrestuan mbi 300 persona, sipas organizatës OVD-Info, një grup i të drejtave të njeriut që monitoron arrestimet politike në Rusi.

Protestat nisën brenda pak orës pasi Putin shpalli dekretin për mobilizim ushtarak më 21 shtator.

Policia u vendos në të gjitha qytetet ku ishin planifikuar protestat nga grupi opozitar Vesna dhe mbështetësit e liderit të burgosur të opozitës, Alexei Navalny. Forcat e rendit i arrestuan protestuesit, shumica prej tyre të rinj, para se të nisnin protestat. /Rel

Të ngjashme