Lajme
Policia: Rasti ku policët rrahën të arrestuarin ka ndodhur vitin e kaluar, janë marrë veprimet e nevojshme për ta
Demokracia
17:26 | 21 Korrik 2022

Share:

Një video e cila ka qarkulluar në media gjatë së enjtes, shihet një polic duke vepruar dhunshëm ndaj një personi të arrestuar.

Nga Policia e Kosovës kanë njoftuar se video e publikuar në media  me shkrimin “Policët rrahin në stacion një qytetar të arrestuar e me duar të lidhura” është rast i para një viti dhe është trajtuar me kohë nga Policia e Kosovës, përfshirë edhe masat ndëshkuese ndaj zyrtarëve të përfshirë, përcjell Demorkacia.com.

“Lidhur me kërkesën e disa mediave referuar videos së publikuar dhe shkrimeve nder to si “Policët rrahin në stacion një qytetar të arrestuar e me duar të lidhura” ju njoftojmë se nuk bëhet fjalë për ndonjë raste të ndodhur në kohën e tanishme, por kemi të bëjmë me një rast të rreth një viti më përpara, dhe lidhur me këtë rast me kohë janë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme procedurale me kohë, ku zyrtarët policor kanë qenë të suspenduar, kanë marr masat ndëshkuese në pajtim me ligjet dhe procedurat e parapara për raste të kësaj natyre”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Andaj, kërkojnë që për ofrimin e informacioneve të vërteta për publikun dhe në kohë nga mediat të kontaktohen autoritetet kompetente që kanë informacione të sakta dhe komplete për raste, në mënyrë që opinioni i gjerë dhe qytetarët të mos bien pre e informacioneve që nuk pasqyrojnë të vërteten aktuale.

“Siç u potencua edhe më lart ky është një rast më i vjetër dhe lidhur më këtë rast Policia e Kosovës ka njoftuar autoritetet kompetente dhe janë marr masat e nevojshëm ligjore dhe procedurale për trajtimin e tij, përfshirë edhe masat ndëshkuese ndaj personave/zyrtarëve policor të përfshirë”, njofton PK më tej./Demokracia.com/

LEXO EDHE:

IPK dorëzon kallëzim penal ndaj policit që rrahu të arrestuarin në stacionin e policisë në Prizren

Të ngjashme