Sport
Policia publikon raportin zyrtar për incidentin në Gjilan, dy persona po qëndrojnë në mbajtje
Demokracia
11:15 | 04 Prill 2022

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar pesë persona në lidhje me incidentin e shkaktuar në ndeshjen kampionale mes Gjilanit dhe Ballkanit në Superligën e Kosovës në futboll.

Disa persona e kanë sulmuar fizikisht portierin e ekipit të Ballkanit, Stivi Frashëri, i cili u dërgua me urgjencë në spital, për t’u liruar për në vendbanimin e tij në orët e mbrëmjes, shkruan Demokracia.com.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se tre nga të arrestuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuarit tjerë po qëndrojnë në mbajtje.

“Pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm. Stadiumi i Qytetit, Gjilan, 03.04.2022-15:20. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën si më lartë, me ç‘rast njëri prej tyre dyshohet se e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull shtetas i Shqipërisë. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti pas pranimit te tretmanit mjekësor në Emergjencë është liruar. Me vendim te prokurorit pas intervistimit, dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës./Demokracia.com/

Të ngjashme