Lajme
Policia publikon fotografinë e një personi të dyshuar për “sulm seksual”
Demokracia
11:15 | 04 Prill 2023
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një të dyshuari për implikim në veprën penale “Sulm seksual” në bashkëkryerje.

Policia ka publikuar foto të të dyshuarit në faqen zyrtare dhe ka kërkuar nga qytetarët që të ndihmojnë në identifikimin e tij.

“Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me  informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar sipas tipareve fizike apo  lokalizimin e  vendndodhjes së të dyshuarit të shpallur në kërkim. Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë arrestimit sa më të shpejtë të tyre”, thuhet në kërkesë.

Të ngjashme