Lajme
Policia po tërhiqet nga veriu
Demokracia
15:20 | 13 Qershor 2023

Share:

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë filluar të tërhiqen nga Mëhalla e Boshnjakëve, në drejtim të jugut.

Sipas ekipit të REL-it, diçka të tillë ka kërkuar një pjesëtar amerikan i KFOR-it.

Një numër më i vogël i protestuesve po vazhdon të qëndrojë te udhëkryqi afër shkollës teknike në veri të Mitrovicës.

Siç raportohet qindra serbë u tubuan afër shkollës teknike në veri të Mitrovicës.

“Llune”, “tradhti”, Vuçiq peder”, janë brohoritjet e tyre.

Ndryshe, situata u tensionua sërish në veri pasi Policia e Kosovës arrestoi Milun Milenkoviq, i njohur si Llune, e që është njëri nga organizatorët kryesorë të sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it gjatë tensionimit të situatës në komunat në veri të vendit.

Lajmin e ka konfirmuar ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

“Policia e Kosovës sot ka arrestuar Milun Milenkovic- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal ‘Mbrojtja Civile’ dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës. I njëjti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan”, bëri të ditur ministri.

 

Të ngjashme