Lajme
Policia po heton vdekjen e Murat Jasharit, i dënuari për plagosjen e Azem Vllasit
Demokracia
10:51 | 04 Mars 2021

Share:

Pasditen e së mërkurës ka vdekur në QKUK, Murat Jashari, i dënuari për plagosjen e Azem Vllasit.

Të mërkurën ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), Murat Jashari, i dënuari për plagosjen e Azem Vllasit.

Lajmin për vdekjen e tij e kishte konfirmuar avokatja, Fehmije Gashi-Bytyqi, përmes një shkrimi në Facebook.

Në anën tjetër, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Jashari ka ndërruar jetë të mërkurën rreth orës 17:45 dhe se vdekja e tij është duke u hetuar, raporton Demokracia.com.

“QKUK-Prishtinë, 03.03.2021-17:45. Raportohet se nga stafi mjekësor është pranuar informata se ka ndërruar jete viktima mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë Veriore. Ne vendin e ngjarjes kane dalë njësitet përkatëse policore dhe prokurori. Rasti nen hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ndryshe, Murat Jashari nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë në fillim të shkurtit të këtij viti e ka shpallur fajtorë Murat Jasharin, për tentim vrasje të Azem Vllasit dhe për armëmbajtje pa leje.

Ndaj Jasharit gjykata kishte shqiptuar masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me ndalim në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë. /Demokracia.com/

Të ngjashme