Lajme
Policia po heton vdekjen e Fadil Syleviqit
Demokracia
18:00 | 15 Janar 2021

Share:

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Bajram Krasniqi, në një deklaratë për demokracia.com ka thënë se sot, më 15.01.2021, pak pas orës 14:00, policia është njoftuar për një rast që ka ndodhur në rrugën që shpie nga Mati 1, për te liqeni i Badovcit, ku një person dyshohet se është gjetur pa shenja jete.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka kontaktuar familjarët e personit, si dhe ka ftuar prokurorin e shtetit dhe ekipet e mjekësisë urgjente. Ne vendngjarje mjekët kanë konstatuar se trupi i viktimës është i pajetë. Viktima është: F.S, mashkull. Ekipe të hetuesisë dhe krim-teknikës edhe në këto momente janë duke shikuar vendin e ngjarjes. Për informata të reja do t’ju njoftojmë me kohë, tha Bajram Krasniqi, zedhenes i Policise se Kosoves,”tha Krasniqi për demokraca.com

Të ngjashme