Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë zhdukur, njëri në Gjilan dhe tjetri në Prizren.
Në Gjilan raportohet se është zhdukur një burrë, dhe se rastin në polici e kanë paraqitur familjarët e tij.
Kurse, në Prizren, raportohet se është zhdukur një vajzë.
“Fsh. Piranë, Prizren 28.06.2024 – 20:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, njofton policia.
Të dyja rastet po hetohet nga organet përgjegjëse.