Lajme
Policia njofton për bllokimin e disa segmenteve rrugore ditën e premte
Demokracia
16:40 | 09 Qershor 2022
Ilustrim

Share:

Nesër kancelari gjerman, Olaf Scholz, bsahkë me një delegacion do të vijë në Kosovë. Për këtë vizitë do të angazhohet edhe Policia e Kosovës.

Në një njoftim për media, Policia ka njoftuar se do të kujdesen për sigurinë dhe rendin e qetësisë publike gjatë lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të Scholz në Kosovë.

Për qarkullim të lirë të eskortës, do të bëhen ndërprerje të shkurta në disa segmente rrugore ku pritet të kalojë eskorta e Scholz dhe delegacionit të tij.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme në intervale të shkurta kohore të qarkullimit të trafikut në disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta”, thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë vizitë dhe bllokim të rrugëve, Policia ka kërkuar nga qytetarët mirëkuptim të plotë.

Të ngjashme