Lajme
Policia nis hetimet për vdekjen e një personi në Drenas
Demokracia
08:45 | 17 Qershor 2024

Share:

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për vdekjen e një personi, mbrëmë në Llapushnik të Drenasit.

Viktima është gjetur pa shenja jeta, ku më pas vdekjen e tij e ka konstatuar njësitë mjekësore.

Policia në raportin ditor ka bërë të ditur se trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte gjetur pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit i cili e ka cilësuar rastin është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim. /Demokracia.com/

Të ngjashme