Lajme
Policia nis hetimet për djegien e autobusit në Prishtinë
Demokracia
09:48 | 28 Mars 2022

Share:

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për shkak të djegies së autobusit pasditen e së dielës në Veternik të Prishtinës.

Në raportin e Policisë thuhet se ne rrethana deri më tani të pa njohura është përfshirë nga zjarri autobusi, përcjell Demokracia.com.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM-Prishtinë, 27.03.2022 – 17:19. Raportohet se ne rrethana deri më tani të pa njohura është përfshirë nga zjarri një autobus. Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes, nga ana e zjarrfikësve është lokalizuar dhe shuar zjarri”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet./Demokracia.com/

Të ngjashme