Lajme
Policia në Vushtrri konfiskon dy armë, arrestohen dy persona
Demokracia
20:06 | 25 Dhjetor 2022

Share:

Gjatë 24 orëve të fundit, njësitet policore në Vushtrri kanë konfiskuar dy armë, si dhe janë arrestuar dy persona.

Një armë e llojit pistoletë është konfiskuar gjate ditës së djeshme në fshatin Reznik të Vushtrrisë, pasi që i dyshuari në rrjetet sociale kishte postuar ku shihej duke shtënë me armë zjarri.

Si rrjedhojë e hetimeve të zgjeruara në lidhshmëri rastin e parë gjatë ditës së sotme hetuesit policorë në fshatin Vernicë të Vushtrrisë, kanë konfiskuar edhe një arme tjetër të llojit pistoletë.

Në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar dy persona, ndërsa pas procedurave intervistuese dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar për procedurë të rregullt.

Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale përdorim i armës, mbajtje në pronësi, kontroll të paautorizuar të armës.

Të ngjashme