Lajme
Policia në Viti arreston të kërkuarin me urdhërarrest ndërkombëtar, i dyshuar për 18 vepra penale
Demokracia
16:38 | 07 Korrik 2022

Share:

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Stacioni Policor në Viti sot ka shoqëruar ne Stacionin Policor personin e kërkuar me inicialet E.M., 43-vjeçar, shqiptar shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Sipas Policisë, i dyshuari është ekstraduar nga shteti i Gjermanisë pasi ishte i kërkuar në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtarë të lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan, dega në Viti si i dyshuar për trembëdhjetë vepra penale “Vjedhje të rënda’’, “Vjedhje” dhe “Vjedhje në tentativë” në disa fshatra të Vitisë.

“Pas intervistimit në bazë të procedurave ligjore dhe kompletimit të dokumentacionit i njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndalohet për 48 orë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Të ngjashme