Një person ishte vërejtur nga Policia e Kosovës të shtunën në një lumë në Prizren.
Nëpërmjet raportin 24 orësh Policia ka njoftuar se ka ndërhyrë dhe e ka larguar viktimën nga lumi duke e dërguar për trajtim mjekësor.
“VETËVRASJE NË TENTATIVË/Prizren 04.03.2023 – 16:20. Njësit policore deri sa ishin duke patrulluar duke realizuar detyrat e tyre kishin vërejtur se në lum është një person. Të njëjtit kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë arrit ta largojnë dhe shpëtojnë viktimën mashkull kosovar nga aty, si dhe e kanë dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas Policisë viktima pas tretmanit mjekësor është dërguar në Spitalin e Psikiatrisë për trajtim të mëtutjeshëm pasi që i njëjti kishte probleme psikike./Demokracia.com/