Lajme
Policia në Hamburg qëllon një burrë që kërcënoi me sëpatë para ndeshjes Poloni-Holandë
Demokracia
14:27 | 16 Qershor 2024

Share:

Një operacion policor po zhvillohet në qendër të Hamburgut pas një incidenti ku një burrë kërcënoi oficerët me sëpatë dhe një pajisje ndezëse, kanë njoftuar zyrtarët lokalë.

Policët raportojnë se kanë qëlluar dhe plagosur rëndë burrin, i cili aktualisht po merr ndihmën mjekësore.

Incidenti ka ndodhur pranë një zone tifozësh në Hamburg, në prag të ndeshjes së  futbollit mes Holandës dhe Polonisë në Kampionatin Evropian.

Sulmi ka ndodhur rreth orës 12:30 në Reeperbahn, një nga rrugët kryesore dhe zonë e jetës së natës, raporton AP.

Në orën 15:00, Polonia do të përballet me Holandën.

Por në ndeshjen e së dielës, Polonia do të jetë pa lojtarin kryesor, sulmuesin Robert Lewandowski.

Ndeshja Poloni – Holandë i takon Grupit D të Evropianit në Gjermani dhe zhvillohet në Hamburg.

Të ngjashme