Lajme
Policia në Gjilan ka arrestuar një person që ishte dënuar nga Gjykata për sulm seksual
Demokracia
15:08 | 18 Tetor 2023

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili u kërkua me urdhëesë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, e që ishte i dënuar me burgim prej një viti për veprën “Sulm seksual”.

I njejti është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor në Gjilan me datën 18.10.2023 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin S.R. (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar shqiptar). Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë me dënim burgimi prej një (1) viti për veprat penale ‘’Sulm seksual’’. Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.”

Të ngjashme