Lajme
Policia në Ferizaj mban takim ndërinstitucional për parandalimin e zjarreve
Demokracia
11:57 | 04 Prill 2025

Share:

Në përshtatje me Strategjinë e Integruar të Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, në ambientet e stacionit të policisë në Ferizaj, kapiteni Ismet Dervishi, organizoi një takim për parandalimin e zjarreve.

Takimi u mbajt me pjesëmarrjen e Prokurorit të Shtetit, Agim Kuka, drejtorit për Emergjenca nga Ferizajt, Alberton Sahiti, komandantit të Njësisë së Zjarrfikësve, Zymri Krasniqi dhe administratorëve të të gjitha fshatrave të komunës, transmeton Klankosova.tv.Prezent ishte edhe Muhamet Jahiri, shef i Sektorit Rajonal të Hetimeve.

Tema kryesore e diskutimit ishte parandalimi dhe menaxhimi i zjarreve, si dhe çështje të tjera të rëndësishme për komunitetin, të diskutuara në bashkëpunim me administratorët e fshatrave.

“Qëllimi i takimit ishte të përforcohej bashkëpunimi ndërinstitucional për parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve dhe dukurive të tjera në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Të ngjashme