Lajme
Policia ndëshkon shoferin që tejkaloi në shiritin emergjent në rrugën Prishtinë–Pejë
Demokracia
19:46 | 15 Prill 2025

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se, në bazë të informatave të pranuara nga qytetarët, ka arritur të identifikojë dhe ndëshkojë një shofer që ka shkelur rëndë rregullat e trafikut në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë.

Rasti ka ndodhur më 14 prill 2025, në fshatin Bresje, ku i dyshuari është kapur duke tejkaluar mjetet tjera nga ana e djathtë, përmes shiritit emergjent – një veprim që përbën shkelje serioze të Kodit Rrugor.

Sipas njoftimit, shoferi është gjobitur me 200 euro, i janë shqiptuar 2 pikë negative, si dhe i është ndaluar drejtimi i mjetit për një periudhë prej tre muajsh.

Të ngjashme