Lajme
Policia mohon se autoblindat e Njësisë Speciale janë vendosur në pikën kufitare në Jarinë
Demokracia
22:34 | 06 Nëntor 2022

Share:

Policia e Kosovës ka mohuar se janë vendosur autoblinda të Njësisë Speciale në pikën kufitare në Jarinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë për Demokracia.com se njësitet policore janë duke lëvizur varësisht nga angazhimet e tyre.

Ai thotë se nuk ka përfshirje apo dërgim të njësiteve speciale në veri të Mitrovicës.

“Referuar kërkesë suaj ju informojmë se njësitet policore të rendit publik dhe ato kufitare sipas detyrës zyrtare janë duke qarkulluar/lëvizur varësisht nga angazhimet dhe detyrat policore, mirëpo nuk ka ndonjë përfshirje apo dërgim të njësiteve speciale në veri të Mitrovicës, ashtu siç është publikuar në disa media”, ka thënë Kelani. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme