Lajme
Policia me aksion për veturat që po bllokojnë trotuaret tek “4 Llullat”
Demokracia
13:31 | 10 Nëntor 2022

Share:

Policia e Kosovës është duke realizuar një aksion që ka të bëjë me parkingjet e parregullta në Prishtinë.

Njësitë policore janë të vendosura momentalisht në rrugën “Bajrami Kelmendi” dhe rrugët lidhëse tek “4 Llullat”.

Policia me këtë rast ka shqiptuar gjoba për shkelësit e rregullave në trafik, që çdo ditë vazhdojnë të bllokojnë trotuaret, e të mos lënë asnjë hapësirë për këmbësorët dhe banorët e lagjes që të mund të lëvizin lirshëm.

Ndalimi i këtyre automjeteve në vendet joadekuate shpesh herë ka krijuar edhe kolona tejet të mundimshme për pjesëmarrësit në trafik në këtë anë.


Të ngjashme