Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ka ndërmarrë një aksion në komunën e Shtërpcës.
Sipas raportimeve të Indeksonline, bëhet fjalë për një aksion në një kompani ilegale të menaxhimit të mbeturinave, e cila operon nën juridiksionin e Serbisë.
Kujtojmë se kjo komunë mbulohet nga kompania kosovare “Pastërtia”, e cila ka selinë qendrore në Ferizaj.