Lajme
Policia me aksion në Podujevë e Fushë Kosovë, gjenden armë dhe municione
Demokracia
09:39 | 25 Shkurt 2021
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës gjatë së mërkurës ka kryer edhe një aksion tjetër në Podujevë dhe Fushë Kosovë, përkatësisht në fshtin Batllavë dhe Bresje.

Policia e Kosovës gjatë të mërkurës ka bastisur disa lokacione, si fshatin Batllavë të Podujevës dhe Bresje të Fushë Kosovës, të cilët kanë gjetur armë dhe municione.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, në fshatin Batllavë gjatë bastisjes në dy shtëpi janë konfiskuar: një pushkë gjuetie, një AK-47,  një pistoletë dhe 168 fishekë, dhe 55 fishekë të kalibrit 7.57 mm, dy pistoleta,  një pistoletë dhe 176 fishekë të kalibrave të ndryshëm. një pushkë automatike me 18 fishekë, një pistoletë nëntë fishekë, një pushkë automatike me 18 fishekë dhe 55 fishekë te kalibrit 7.57mm, shkruan Demokracia.com.

“Fsh. Batllavë 24.02.2021 – 08:48. Njësiti policor, gjatë një bastisje në një shtëpi pronë, e të dyshuarit mashkull  kosovar, ka gjetur dhe konfiskuar: një pushkë gjuetie, një AK-47, një pistoletë dhe 168 fishekë të kalibrave të ndryshëm”, thuhet në raportin e PK-së

“Fsh. Batllavë 24.02.2021 – 13:15. Njësiti policor, gjatë një bastisje në një shtëpi pronë, e të dyshuarit mashkull  kosovar ka gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë nëntë fishekë, një pushkë automatike me 18 (tetëmbëdhjetë) fishekë dhe 55 (pesëdhjetë e pesë) fishekë te kalibrit 7.57mm”, thuhet në raport.

Sipas policisë të dyshuarit janë intervistuar dhe me konsultim të prokurorit rasti mbetet të hetohet në procedurë të rregullt.

Ndërsa, gjatë bastisjes në banesën e një personi tjetër në Bresje të Fushë Kosovës janë gjetur dhe konfiskuar një armë me tre fishekë të së njëjtës armë.

“Rr. Bedri Pejani, Bresje, Fushë Kosovë 24.02.2021 – 10:23. Gjatë bastisjes në banesën e të dyshuarit mashkull  kosovar kanë gjetur dhe konfiskuar një armë me tre fishekë të së njëjtës armë”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë është njoftuar prokurori i cili udhëzon që rasti të procedohet pasi që i dyshuari vazhdon me procedura të tjera nga njësiti i Krimeve Ekonomike./Demokracia.com/

Të ngjashme