Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në lokacione të ndryshme të Lipjanit.
Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka arrestuar katër persona.
Policia e Kosovës përmes një aksioni ka arritur që të arrestojë katër persona në fshatra të ndryshme të Lipjanit.
Këtë e ka konfirmuar për Demokracia.com, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
Sipas Ahmetit, aksioni është kryer në fshatin Zllakuqan, Mirenë, Baicë dhe në Janjevë dhe arrestimi i të dyshuarve është bërë në bazë të urdhëresës së gjykatës për veprat penale “vjedhje e rendë në tentativë, “dëmtim prone” dhe “lëndim trupor”.
“Sot njësitet policore të Lipjanit, kanë përfunduar një operacion të nisur dje i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar për të cilët kishte urdhëresa të gjykatës. Aksionet janë ndërmarrë në katër lokacione të ndryshme, përkatësisht në fshatin Zllakuqan, Mirenë, Baicë dhe në Janjevë ku janë arrestuar katër persona të dyshuar dhe janë realizuar 4 urdhëresa te gjykatës. Për personat e arrestuar, kishte urdhëresa aktive të gjykatës për veprat vjedhje e rëndë në tentativë, dëmtim prone dhe dy lëndime trupore”, ka treguar Ahmeti për Demokracia.com.
Sipas saj, të gjithë të arrestuarit pas përfundimit të procedurave policore, janë dërguar në vuajtje të dënimit. /Demokracia.com/