Lajme
Policia kufitare e Kosovës parandalon një rast të kontrabandës me mallra
Demokracia
18:29 | 24 Mars 2022

Share:

Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje në Kaçanik, gjatë një kontrolli sot në Rogoqicë të Kamenicës, afër vijës kufitare me Serbinë, ka sekuestruar një veturë me tabela të huaja dhe dy biçikleta elektrike.

Në njoftimin e Policisë thuhet se mallrat e konrtrabanduara janë konfiskuar dhe dorëzuar doganës, përcjell Demokracia.com.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje në Kaçanik, konkretisht zyrtarët policor nga stacioni për mbikëqyrje kufitar në Muqivercë, me  qëllim të parandalimit dhe zbulimit të kontrabandës, më 24.03.2022, në ora 04:55, në fshatin Rogoqicë të Kamenicës, afër vijës kufitare me Serbinë, kanë arrit ta ndalin vozitësin e automjetit mashkull kosovar me iniciale (V.A,), i cili përmes rrugëve ilegale, me automjetin dhe mallrat tjerë, nga territori i Serbisë ka hyrë në territor të Republikës së Kosovës me qellim të kontrabandës së mallrave si në vijim.  Një (1) automjet Furgon Renault Trafik, me targa të huaja, (automjeti kishte qenë i ç’lajmruar në vendin e origjinës) dhe  Dy (2) biçikleta elektrike”, thuhet në njoftim.

Në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorin e Shtetit janë koordinuar veprimet e mëtejme policore, përderisa i dyshuari është  liruar në procedurë të rregullt./Demokracia.com/

Të ngjashme