Lajme
Policia kryen bastisje në Prishtinë konfiskon armë dhe substanca narkotike
Demokracia
16:58 | 01 Shkurt 2021

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka kryer një operacion bastisjeje, që ka sekuestruar disa armë dhe substanca narkotike në Prishtinë.

Sipas policisë, sot në orët e hershme të mëngjesit në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë, policia ka kryer një operacion bastisjeje, shkuan Demokracia.com

“Janë gjetur dhe sekuestruar: Dy revole të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, Njëqindenjëzetetre copë fishek të kalibrave të ndryshëm, Një sasi e konsiderueshme e substancës së dyshuar (dyshohet të jetë Kanabis) si dhe, Pjesë të ndryshme të armëve (dyshohet të jenë përdorur për modifikim armësh), Pas përfundimit të bastisjes, të dyshuarin”, thuhet në njoftimin e PK-ës.

Sipas policisë në konsultim me prokurorin e shtetit i dyshuari është dërguar në proceduar të më tejme.

Njoftimi i Policisë së Kosovës pa ndërhyrje:

Kryhet një operacion bastisjeje sekuestrohen armë zjarri dhe substancë narkotike

Prishtinë, 01 shkurt  2021 –   Drejtoria rajonale e policisë së Prishtinës ka ngritur prezencën policore dhe riorientuar shpërndarjen në terren me qëllim mbulimin e secilës zonë në funksion të parandalimit të rasteve kriminale dhe kapjen e të dyshuarve për rastet e tilla.

Kjo prezencë është plotësuar edhe me veprime dhe masa operative specifike  me ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e treguesve të zbulimit,  ngritjen e nivelit të sigurisë si dhe mbajtjen e komunitetit tonë të sigurt dhe larg dukurive kriminale.

Në këtë kuadër, pas marrjes së informacioneve të rëndësishme në rrugë operative, sot në orët e hershme të mëngjesit në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë, policia ka kryer një operacion bastisjeje i cili ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e;

Dy revole të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm,

Njëqindenjëzetetre copë fishek të kalibrave të ndryshëm,

Një sasi e konsiderueshme e substancës së dyshuar (dyshohet të jetë Kanabis) si dhe,

Pjesë të ndryshme të armëve (dyshohet të jenë përdorur për modifikim armësh)

Pas përfundimit të bastisjes, të dyshuarin;

  • A. M, mashkull, 58 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

policia e ka shoqëruar për në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës dhe substancave psikotrope & analoge dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej./Demokracia.com

Të ngjashme