Lajme
Policia kreu tri bastisje në Zubin Potok – konfiskoi prova materiale
Demokracia
15:36 | 07 Nëntor 2023

Share:

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka kryer tri bastisje në Zubin Potok.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani.

Sipas tij, bastisjet kanë të bëjnë me rastin “Detyrim” që ka ndodhur më herët.

“Tri bastisje në Zubin Potok në lidhje me rastin DETYRIM që ka ndodh më herët. Nuk ka të arrestuar, ndërsa janë konfiskuar prova materiale që konsiderojmë të jenë të dobishme për rastin”, ka thënë Elshani.

Të ngjashme