Lajme
Policia kontrollon një veturë te Pallati i Drejtësisë, gjenden armë
Demokracia
12:40 | 25 Mars 2021

Share:

Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë edhe pas kontrollit ka gjetur dhe konfiskuar disa armë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë gjatë kontrollit në veturë është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë kalibri 9×9 mm dhe një thikë, shkruan Demokracia.com.

“Pallati i Drejtësisë, Hajvali, 24.03.2021 – 11:50. Njësiti policor ka ndaluar një automjet me ngasës mashkull kosovar, gjatë kontrollit në veturë është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë kalibri 9×9 mm dhe një thikë”, thuhet në raportin e PK-së.

Më tej në raportin e policisë thuhet se, edhe gjatë kontrollimit në shtëpinë e personit janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me dyzet fishekë 9x9mm. Policia ka njoftuar, po ashtu edhe se rasti në procedurë të rregullt./Demokracia.com/

Të ngjashme