Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar një armë sot derisa ka realizuar një urdhër kontrolli në një shtëpi në fshatin Stanovc të Vushtrrisë.
Në njoftimin e policisë thuhet se arma që është sekuestruar është AK-47.
“Hetuesit e Sektorit rajonal të hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, sot më datë 16 qershor 2022, mbi dyshimin të arsyeshme për “Armëmbajtje pa leje”, kanë realizuar urdhër kontrollin të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë”, thuhet në njoftimin e PK-së, përcjell Demokracia.com.
I dyshuari është arrestuar, por me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë:
S e k u e s t r o h e t n j ë a r m ë
Vushtrri, 16 qershor 2021
Hetuesit e Sektorit rajonal të hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, sot më datë 16 qershor 2022, mbi dyshimin të arsyeshme për “Armëmbajtje pa leje”, kanë realizuar urdhër kontrollin të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.
Urdhër kontrolli është realizuar në një shtëpi në fshatin Stanovcë të Vushtrrisë, , me ç’ rast është sekuestruar një armë pushkë automatike AK-47.
Pas intervistimit, personi i dyshuar për armëmbajtje pa leje me urdhër te prokurorit të çështjes është liruar në procedurë të rregullt./Demokracia.com/