Lajme
Policia konfiskon pesë armë zjarri në Prishtinë
Demokracia
09:38 | 29 Korrik 2023

Share:

Policia e Kosovës gjatë ditës së premte ka konfiskuar pesë armë në raste të ndara në Prishtinë.

Lidhur me rastet, Prokuroria ka intervistuar të dyshuarit dhe me vendim të tyre, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

• Veternik, Prishtinë 28.07.2023 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

• Veternik, Prishtinë 28.07.2023 – 16:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një revole me një karikator dhe 24 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

• Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë 28.07.2023 – 19:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit në veturën e tij i është gjetur dhe sekuestruar një revole. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

• Emshir, Prishtinë 28.07.2023 – 23:02. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri. Njësitë policore nga i dyshuari kanë sekuestruar një revole dhe një karikator. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

• Rr. Demir Demiri, Prishtinë 28.07.2023 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i është gjetur dhe sekuestruar një revole me leje të skaduar me një karikator dhe 6 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme