Lajme
Policia konfiskon armë dhe mjete eksplozive në Prizren
Demokracia
12:32 | 22 Mars 2021
Foto Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar armë dhe mjete eksplozive, në fshatin Petrovë të Prizrenit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës. një person ka raportuar se gjyshi i tij i cili është duke u trajtuar në spital, i ka kërkuar siç thuhet në raport, që të njoftojë policinë pasi në shtëpinë tij ka armatim, shkruan Demokracia.com.

“Fsh. Petrovë, Prizren, 21.03.2021-16:40. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar, gjyshi i tij i cili është duke u trajtuar në spital, i ka kërkuar që të njoftoj policinë pasi në shtëpinë tij ka armatim. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku ka gjetur dhe konfiskuar një armë AK-47 me dy karikatorë me 28 fishekë  dhe pesë granata dore”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Policia, ka njoftuar më tej se kanë lajmëruar njësitin e EOD-se dhe sipas policisë janë tërhequr mjetet e dyshuara nga vendi i ngjarjes dhe bastisja ka përfunduar./Demokracia.com/

Të ngjashme