Sport
Policia konfirmon vdekjen e futbollistit të Trepçës ’89 në fushë
Demokracia
15:47 | 03 Dhjetor 2022

Share:

Një tragjedi e madhe ka ndodhur sot në ndeshjen futbollistike mes Trepçës ’89 dhe A&N, në Kosovë.

Burime Demokracia.com mësojnë se një futbollist i juniorëve të Trepçës ’89 ka ndërruar jetë, si pasojë e një ataku kardiak.

Për Demokracia.com lajmin e ka konfirmuar policia e Kosovës.

“Policia së bashku me prokurorinë kanë filluar hetimet dhe po e trajtojnë si rast i vdekjes. Sot në një fushë sportive në fshatin Korisht gjatë një  ndeshje futbollistike mes dy klubeve të Prizrenit dhe Trepçës një lojtar gjatë lojës ka ra në fushë. Fillimisht i është dhënë ndihma mergjence, emergjenca pastaj e ka sjell në Spitalin Rajonal por më pas nga ana e ekipit mjekësor është konstatuar vdekja e tij. Lojtari është i Trepçës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajet dërgohet në institutin  e mjekësisë ligjore për procedurat e tjera ligjore”, ka thënë Vesel gasha zgëdhënës i Plocisë për rajonin ePrizrenit. /Demokracia.com

Të ngjashme