Lajme
Policia konfirmon raportimin e Demokracia.com: Një zyrtar u sulmua dhe u kanos nga kolegu i tij
Demokracia
17:49 | 17 Maj 2022

Share:

Policia e Kosovës e ka konfirmuar raportimin e Demokracia.com, se një zyrtar nga Departamenti i Gjeologjisë është sulmuar dhe kanosur nga kolegu i tij i punës, por nuk kanë dhënë detaje të tjera aktualisht.

“Sot rreth orës 15:00, kemi marrë informatën se në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, një person është sulmuar dhe kanosur nga kolegu i tij. Aktualisht policia ka nisur një hetim preliminar lidhur me rrethanat e këtij rasti, me qëllim ndriçimin e plotë të ngjarjes”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës për Demokracia.com.

Demokracia.com kishte mësuar se dy zyrtarë të lartë të gjeologjisë në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë, në pasditen e sotme, ishin përfshirë në një konflikt fizik.

Demokracia.com kishte mësuar se Alban Çollaku, drejtor i Departamentit të Gjeologjisë Regjionale, ishte sulmuar dhe kanosur nga Luan Morina, Zëvendësdrejtor Ekzekutiv i Shërbimit Gjeologjik.

Ka qenë vetë Çollaku, ai që e ka denoncuar rastin e sulmit fizik ndaj tij në Policinë e Kosovës.

Siç mëson Demokracia.com, Çollaku është intervistuar nga ana e policisë sot në përfundim të orarit të punës, përderisa Luan Morina, i cili dyshohet si sulmues ende nuk është paraqitur në polici. /Demokracia.com/

Të ngjashme