Lajme
Policia konfirmon raportimin e Demokracia.com lidhur me parashutistët serbë në zonën kufitare
Demokracia
16:46 | 29 Qershor 2022

Share:

Policia e Kosovës ka konfirmuar raportimin e Demokracia.com lidhur me dyshimet se disa parashutistë serbë janë lëshuar sot në territorin e Kosovës, më konkretisht në zonën kufitare në Miroc të Podujevës.

Policia përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se kanë patrulluar në këtë zonë dhe e kanë kontaktuar personin nga i cili është marrë informata fillestare.

“Lidhur me këto informacione Policia e Kosovës nuk ka hasur në parashutistë, përderisa është duke ndërmarrë veprimet e saja policore, drejt informimit dhe bashkëpunimit me KFOR-in”, thuhet në komunikatën e policisë.

Demokracia.com ka raportuar sot ekskluzivisht se një helikopter i Serbisë gjatë mëngjesit të sotëm ka lëshuar disa parashutistë në kufirin me Kosovën, saktësisht te fshati Miroc i Podujevës.

EKSKLUZIVE| Helikopteri serb lëshon parashutistë në zonën kufitare, dyshohet që hyn edhe në territorin e Kosovës

Banorët e kësaj pjese e kishin vërejtur një helikopter të Serbisë, i cili kishte lëshuar disa parashutistë në zonën kufitare me Kosovën dhe ata dyshohet se kishin rënë edhe në territorin e Kosovës.

Një familjar i dëshmitarit të rastit, i cili posedon edhe dëshmi vizuale, ka thënë se menjëherë është angazhuar njësia reaguese e policisë së bashku me njësinë e kufirit dhe ato janë marrë me rastin.

Familjari i këtij dëshmitari ka treguar për Demokracia.com se e kanë vërejtur sërish helikopterin serb, i cili dyshohet se i ka mbledhur parashutistët serbë dhe ka vazhduar më pas drejt Serbisë. /Demokracia.com/

 

 

 

 

Të ngjashme