Lajme
Policia kap mbi 1 mijë e 600 litra vaj pa dokumentacion në veri të Kosovës
Demokracia
12:44 | 29 Maj 2022

Share:

Policia e Kufitare e Kosovës në veri të vendit ka kapur 1 mijë e 620 litra vaj ushqimor, pa dokumentacionin mbi prejardhjen e mallit.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngasësi i automjetit me targa të Kosovës, kishte qene shtetas i Serbisë dhe i cili në automjetin e tij kishte qenë duke transportuar rreth 1620 litra vaj ushqimor për të cilët nuk kishte asnjë dokumentacion në lidhje me prejardhjen e mallit, shkruan demokracia.com.

Polica ka njoftuar se me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti “tregti e ndaluar” dhe vaji është dërguar në Terminal Doganor.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës, pa ndërhyrje:

Me datë 28.05.2022, rreth orës 17:40 Policia Kufitare e Kosovës-veri, me njësitet kompetente rajonale gjatë patrullimit nëpër rrugët pran brezit kufitar, ka ndaluar një automjet me targa vendore të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari m/s, shtetas i Serbisë dhe gjatë kontrollit është konstatuar se kishte qenë duke transportuar rreth 1620 litra vaj ushqimor për të cilët nuk kishte asnjë dokumentacion në lidhje me prejardhjen e mallit. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i shteti i cili ka urdhëruar që të inicohet rasti ” Tregti e ndaluar”  dhe malli të dërgohet në Teriminal Doganorë.

Të ngjashme