Lajme
Policia kanadeze qëllon për vdekje një burrë që mbante armë pranë tri shkollave
Demokracia
08:59 | 27 Maj 2022

Share:

Policia e Torontos ka qëlluar për vdekje një burrë që u pa duke mbajtur një armë zjarri pranë tri shkollave në zonën Scarborough të enjten, bëri të ditur policia kandeze.

Oficerët iu përgjigjën raporteve se një burrë po mbante armë zjarri dhe pas reagimit “kishte një ndërveprim” midis oficerëve dhe burrit, sipas Njësisë së Hetimeve Speciale në provincën kanadeze të Ontarios. Në një moment gjatë ndërveprimit, dy oficerë qëlluan mbi të dyshuarin, duke e goditur atë të paktën një herë. I dyshuari është konstatuar i vdekur në vendin e ngjarjes, raporton CNN.

Të paktën katër shkolla në zonë janë mbyllur të enjten pasi autoritetet u përpoqën të përcaktojnë shkallën e kërcënimit, sipas një sërë postimesh nga Bordi i Shkollës së Distriktit të Torontos.

Incidenti vjen ndërsa SHBA-ja po përballet me tronditjen e dy të shtënave masive të fundit: të shtënat më vdekjeprurëse në shkollë në gati një dekadë në Uvalde, Teksas dhe nga të shtëna raciste në një supermarket në Buffalo, New York.

“Ne sigurisht e kuptojmë traumën dhe sa traumatike duhet të ketë qenë kjo për stafin, studentët dhe prindërit duke pasur parasysh dy ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në Shtetet e Bashkuara,” tha shefi i policisë së Torontos, James Ramer në një konferencë shtypi pas incidentit, duke iu referuar Uvaldes.

Ai shtoi se e kupton shqetësimin e komunitetit pasi i dyshuari i armatosur ishte shumë afër shkollave.

Shkollat ​​nën izolim përfshinin Shkollën Publike Junior William G. Davis, Shkollën Publike të Lartë Joseph Howe, Shkollën Publike Junior Charlottetown dhe Institutin Kolegjial ​​Sir Oliver Mowat, sipas një postimi nga bordi i shkollës.

Të ngjashme