Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Baks të Skenderajt.
Një i vrarë dhe tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur në Baks të Skenderajt, mbrëmë rreth orës 19:05, raporton Demokracia.com.
Policia e Kosovës ka njoftuar se të dyshuarit ndaj viktimave kishin shtënë me kallashnikov dhe pushkë gjuetie.
LEXO EDHE:
LAJMI I FUNDIT| Një i vrarë dhe dy të plagosur pas një konflikti në Skenderaj
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës, pa ndërhyrje:
VRASJE E RËNDË
Fsh.Baks,Skenderaj, 23.07.2022-19:05 .Raportohet se në rrethana të panjohura janë plagosur mes veti tre meshkuj kosovarë. Dy të lënduar janë dërguar në emergjencën e Skenderajt, njëri nga ata ka ndërruar jetë, ndërsa tjetri është dërguar në QKUK, kurse i treti është dërguar fillimisht në emergjencën e Drenasit e më pas në QKUK. Nga të dyshuarit janë konfiskuar një AK 47 dhe një pushkë gjuetie. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në obduksion, ndërsa dy të dyshuar dërgohen në mbajtje.
LEXO EDHE:
Këto janë inicialet dhe mosha e të vrarit në Baks të Skenderajt, ja si erdhi deri tek vrasja
LEXO EDHE:
U përdorën kallashnikov e pushkë gjuetie, zbardhen detaje të reja për vrasjen në Baks të Skenderajt