Sport
Policia jep detaje rreth arrestimit të sulmuesit të Gjilanit
Demokracia
09:44 | 25 Shkurt 2023

Share:

Sulmuesi nigerian i Gjilanit, Theophilus Solomon u arrestua të premten në Gjilan, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar nga Interpoli.

Solomon, i dyshuar për veprën penale “dhunë në familje” u arrestua nga njësia FAST Kosova që bashkëpunon me Interpol dhe Europol, shkruan Demokracia.com.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se futbollisti afrikan me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ky arrestim ka të bëjë me një rast të Solomonit para dy vjetësh kur luante në Shqipëri te Partizani i Tiranës.

“Stadiumi i Futbolli, Gjilan 24.02.2023–14:45. Bazuar në një urdhër-arrest ndërkombëtar nga Interpol të lëshuar nga Shqipëria, njësia FAST-ILECU ka arrestuar një mashkull shtetas nigerian të dyshuar për veprën penale ‘dhunë në familje’. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor./Demokracia.com/

Të ngjashme