Lajme
Policia jep detaje: Rreth 10 vetura janë përfshirë nga zjarri në Veternik
Demokracia
14:35 | 09 Maj 2022

Share:

Shtatë apo tetë vetura janë përfshirë nga zjarri në Veternik të Prishtinës.

Lajmin për Demokraica.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Rreth orës 13:40 në Veterrnik të Prishtinës, në një parking veturash është raportuar për një rast zjarri. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë vërejtur se nga zjarri i cili dyshohet se ka kapluar një  veturë të parkuar, dyshohet se janë djegur/dëmtuar edhe disa vetura tjera të parkuara”, tha Kelani.

Ai tha më tej se janë njoftuar me kohë njësitet e zjarrëfiksave të cilat kanë lokalizuar zjarrin.

“Për momentin nuk raportohet për të lënduar por vetëm për dëme materiale në 7 apo 8 vetura”, tha Kelani.

Sipas tij lidhur me rastin janë duke u kryer hetime intensive./Demokracia.com/

Të ngjashme