Lajme
Policia jep detaje, punëtorin e KEDS-it e goditi për vdekje një shofer i mitur
Demokracia
10:36 | 04 Prill 2022

Share:

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e punëtorit të KEDS-it, i cili u godit për vdekje nga një veturë e drejtuar nga një i mitur.

Në raportin e policisë thuhet se si pasoj e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, dhe është dërguar në QKUK, ku ka ndërruar jetë, përcjell Demokracia.com.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Fsh. Shajkovc, Podujevë. 03.04.2022-12:17. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku ku  një veturë me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar (i mitur) ka goditur këmbësorin, viktimën mashkull kosovar. Si pasoj e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, dhe është dërguar në QKUK, ku rreth orës 16:20 ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë me vendim te prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet ne IML për obduksion ndërsa, ndaj mashkullit kosovar pas intervistimit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./Demokracia.com./

Të ngjashme