Lajme
Policia jep detaje për zyrtarin policor që plagosi dy persona: Kishin mosmarrëveshje
Demokracia
19:09 | 04 Mars 2021

Share:

Policia ka dhënë detaje për plagosjen e dy qytetarëve nga një zyrtarë policor.

Një polic ka plagosur dy qytetarë në fshatin Glloboqicë të komunës së Dragashit.

Rreth orës 16:40, një polic i cili ka qenë jashtë detyrës zyrtare ka plagosur dy qytetarë me armën e tij zyrtare, pasi një mosmarrëveshje, shkruan Demorkacia.com.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Sipas Osmanollajt të plagosurit pas trajtimit mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit është konstatuar që gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.

“Një zyrtarë policor i cili ka qenë jashtë detyrës zyrtare rreth orës 16:40, pas një mosmarrëveshje që ka pas me dy qytetarë në fshatin Glloboqicë të komunës së Dragashit, i njëjti me armën zyrtare i ka plagosur dy qytetarë të këtij fshati, të cilët pas trajtimit mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit është konstatuar që gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë”, tha Osmanollaj./Demokracia.com/

Të ngjashme