Lajme
Policia jep detaje për zyrtarin e arrestuar të Komunës së Prishtinës
Demokracia
09:02 | 06 Korrik 2022

Share:

Policia e Kosovës një ditë më parë ka arrestuar një zyrtar në Komunën e Prishtinës (zyrtar i gjendjes civile).

I njëjti dyshohet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar persona të dyshuar në sistemin elektronik të gjendjes civile.

Ndërsa, në raportin 24 orësh Policia, ka dhënë detaje të reja rreth këtij arrestimi.

“Prishtinë 2020-2022. Me 05.07.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar zyrtar në Komunën e Prishtinës (zyrtar i gjendjes civile) për kryerjen e veprës penale të lartcekur, pasi dyshohet se ai ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar persona të dyshuar në sistemin elektronik të gjendjes civile. Si provë materiale janë sekuestruar përkohësisht: një telefon dhe disa dokumente. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në raport.

Të ngjashme